Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim Recep Gunduz, koordinator i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë.
Gjatë takimit të kryetarit Bulliqi me zotin Gunduz është biseduar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe Komunës Kestel – Bursa në fushat me interes të ndërsjellë.
Me këtë rast zoti Gunduz e uroi kryetarin Bulliqi për marrjen e detyrës ne krye të Komunës së Podujevës dhe shprehu interesimin për bashkëpunim dhe investime në Komunën e Podujevës sektor të ndryshëm.
Kryetari Bulliqi e falënderoi koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe krijimin e kushteve për sjelljen e investitorëve nga Turqia në Podujevë.