Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar mirëseardhje diasporës në vendlindjet e tyre.
Ai thotë se ishte diaspora ajo e cila na doli çdoherë në ndihmë kur atdheu kishte nevojë.
Postimi në Facebook:
Mirëseardhje për diasporën!
Kur atdheu kishte nevojë për dritë gjatë okupimit, e solli diaspora,
Kur kishim nevojë për gjuhën tonë, se kush jemi e çka jemi, erdhi diaspora në ndihmë,
Kur u deshtën libra, gazeta e folklor, fjalor e enciklopedi, prapë diaspora,
Kur na u deshtë kultura, të jemi si bota e qytetëruar, prapë na doli në ndihmë diaspora,
Kur atdheu ishte në rrezik dhe na kanosej shfarosja, prapë, me neve ishte diaspora...
Nga diaspora, erdhën ushtarë, kapitenë, kolonelë e gjeneralë, barna, fasha e para për liri...
Andaj, sot e mot, diaspora ia dha atdheut më të mirën, shpirtin e vet dhe ndihmën, për ta bërë atdheun sa më të mirë.
Mirë se erdhët, motra e vëllezër. Pushime të këndshme dhe paçi shëndet!