Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti sot në takim udhëheqës të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Josip Rela” në Podujevë.
Në takimin e sotëm përfaqësues të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Josio Rela”, e uruan kryetarin Bulliqi, për marrjen e detyrës në krye të Komunës dhe e informuan për aktivitetet, por edhe vështirësitë e ansamblit.
Me këtë rast Jakup Salihu - kryetar i ansamblit, ka kërkuar përkrahje nga komuna, për funksionim normal dhe zhvillim të aktiviteteve. Ai ka potencuar mungesën e një objekti ku do të zhvillonin aktivitetet.
Kryetari Bulliqi premtoi përkrahje, duke thënë se shumë shpejt do të sigurojë një hapësirë të përshtatshme për Ansamblin “Josip Rela”.