Sot është shënuar 22 vjetori i Betejës së Llapashticës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bullqii dhe drejtë komunalë, sot kanë bëmë homazhe në nderim 22 vjetorit të Betejës së Llapashticës
Në një postim në Facebook, Haziri ka thënë se dëshmorët e këaj beteje dhe jo vetëm do të nderohen e përkujtohen përgjithmonë.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe drejtorët komunalë, bëmë homazhe në nderim të njërës ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtojmë me respektin më të lartë 22 vjetorin e Betejës së Llapashticës, në të cilën, djem e vajza nga Llapi, i bënë me dije ushtrisë serbe, se ideali dhe vullneti janë më të rëndësishme në fushë-betejë se sa armatimi.
U treguan të gjithëve se dashuria për të qenë të lirë është më e madhe se dashuria për vetën e tyre.
Dërguan sinjale tek bota e mbarë se hegjemonia serbe ndaj shqiptarëve nuk do durohet më dhe se liria do të vijë cilido qoftë çmimi i saj.
Sot, e përgjithmonë, do t’i nderojmë 10 dëshmorët e kësaj beteje, së bashku me gjithë të rënët tjerë në altarin e lirisë.