Dy të shëruar dhe dy raste të reja me covid-19 në Malishevë

Kosova

Dy të shëruar dhe dy raste të reja me covid-19 në Malishevë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar dy raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim  me rastet nga terreni.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 540 raste, prej tyre 456 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 52 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat