Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, po vazhdon vizitat në odat e fshatrave të Skenderajt.
Ai përmes shkrimeve dhe fotografive që po i bën në facebook, po njofton për grumbullimin e banorët e komunës së Skenderajt.
Lushtaku dje ishte në fshatin Prekaz i Epërm, ku në bazë të fotografisë që ka shpërnda, Lushtaku është pritur mjaft mirë nga banorët e fshatit.
Ndërsa sot, Lushtaku vizitoi fshatin Polac për të cilin tha “Sonte në vendlindjen e burrit të madh të kombit dhe ideologut të çështjes kombëtare, në Polacin e Hasan Prishtinës”.