Haziri: Në zgjedhjet e ardhshme kthejmë Podujevën, humbja ishte aksidentale

Kosova

Haziri: Në zgjedhjet e ardhshme kthejmë Podujevën, humbja ishte aksidentale

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 21:54
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për situatën aktuale në parti.

Në këtë mënyrë, ai ka treguar nëse e pretendon vendin e Isa Mustafës.

Edhe sa do të pres ai për të drejtuar LDK’në?

“Nuk e kisha quajt pritje. E kisha quajt mundësi, ndoshta sepse në këtë rresht të madh të rugovizmit dhe të qenit rugovist dhe përfaqësuesi i LDK’së duhet me pas durim mbi të gjitha. Durimi është vlerë. Për tu zgjedhur diku duhet me qendru besnik, lojal’, tha Haziri në Kanal10.

“Jam mundu me u tregu i durueshëm dhe me tregu krejt atë mundësi timen që familja e madhe që është ndërtua në Kosovë e që është rugovizmi mos me leju me degjeneru’, shtoi Haziri.

Ndërkohë ai është i bindur se në zgjedhjet e radhës do e kthejnë Podujevën.

Humbjen e LDK’së atje, ai e quan aksidentale.

“Ka qenë aksident. LDK-ja e ka fitu LDK-në. S’ka qenë garë në mes të LDK=së dhe një partie tjetër”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat