Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, tha se tanimë që po fillon bora e parë, fermerët tanë fillojnë të përgatiten për punët e shumta që i presin në pranverë.
Sipas tij muajt e dimrit mund të jenë një kohë më e ngadaltë për fermerët.
Por, në shumicën e kohës, fermerët janë duke duruar të ftohtin ndërsa punojnë rreth fushave, kafshëve, mekanizmit ose duke bërë plane për vitin e ardhshëm.
"Edhe pse mund të mos duket sikur fermerët kanë shumë punë sapo dëbora e parë të fillojë të bjerë, fermerët kosovar, në të vërtetë, kanë shumë përpara tyre gjatë dimrit. Urime bora e parë dhe suksese e punë të mbarë në 2021", tha ministri i Bujqësisë Besian Mustafa.