Numër i madh i familjarëve që presin mërgimtarët para aeroportit, Policia e Inspektorati në kontroll.
Vijnë me gëzim për t’i vizituar familjarët për festat e fundvitit.
Edhe gjatë së shtunës në Kosovë përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” erdhën një numër i madh i mërgimtarëve.
E jashtë hapësirës së aeroportit, familjarët kosovarë po i prisnin të dashurit e tyre.
Të përfshirë nga emocionet për t’i parë të dashurit e tyre, ata nuk po respektonin masat anti-covid.
Madje ndër ta pati të tillë që nuk e besonin ekzistencën e virusit korona.
Për këtë arsye pati ndërhyrje të Policisë së Kosovës dhe inspektoratit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
E Lamir Thaqi, zëdhënës në AUV bëri thirrje që masat të respektoheshin nga familjarët që presin të dashurit e tyre.
Ndërkohë gjatë së shtunës inspektorët sanitarë së bashku me Policinë bënë inspektuan edhe në hapësirat brenda aeroportit “Adem Jashari”.
Njëri nga inspektorit tha se aeroporti i Prishtinës është treguar mjaft profesional në mbajtje të rendit në kohë pandemie
Ndonëse në brendësi po përkujdeseshin për respektim të masave anti-Covid, jashtë aeroportit nuk munguan puthjet e përqafimet në mes të mërgimtarëve e familjarëve të tyre.