Disa banorë të komunës së Fushë Kosovës dhe asaj të Podujevës po ankohen për mungesë të energjisë elektrike.
Sipas një banori të Fushë Kosovës [emër i njohur për klankosova.tv], në rrugën “Dardania” afër shkollës “Mihal Grameno”, ka ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se pesë orë.
Gjithashtu edhe në qytetin e Podujevës po del se ka pasur mungesë të rrymës dhe dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak se disa trafo të KEDS-it janë kapluar nga flakët.
Kujtojmë se kohëve të fundit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike edhe nëpër disa lagje të Prishtinës dhe sipas KEDS, me rënien e temperaturave, këto prishje po ndodhin si pasojë e ngarkesës së rrjetit elektrik.