Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se shkaku i reshjeve të dëborës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këtë qytet këtë të shtune.
“Bora që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik”.
“Ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie”, ka shkruar Ramosaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë,
bora që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik.
Ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
BR