Infermieri Enlirat Duraku, tashmë që më shumë se dy javë ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrealizimit të kërkesave të infermierëve për rritje të pagës nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Atij së fundmi i është përkeqësuar edhe gjendja shëndetësore dhe është infektuar me koronavirus, andaj edhe është shtrirë në Klinikën Emergjente për trajtim të mëtutjeshëm.
Duraku i ka pyetur sot infermierët tjerë nëse do t’i bashkëngjiten edhe ata grevës, duke thënë se kësaj here do ta mbajnë ata para Shërbimit Spitalor Klinikë e Universitar të Kosovës.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
2195 infermier në QKUK!
Herën e parë mbeta vetëm!
Kush me bashkangjitet në Grevë Urie dhe etje?
A ka asi trima, guxim dhe te vendosun që me i realizu kërkesat:
Rritja e pagesës së natës
Pagesa e orëve shtesë dhe vikendeve
Pagesa e rrezikshmërisë në punë
Kësaj here para SHSKUK-së, batanijet i organizoj une.
Jo like postimit por PO ose JO .
Enlirat K. Duraku
Infermier COVID.