Sot në territorin e Komunës së Malishevës, pesë persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.
Të dhënat janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 541 raste, ndërsa 461 prej tyre janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 48 persona.