Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri gjatë ditës së sotme ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka falënderuar shefin e misionit të OSBE-së për bashkëpunimin që kishin gjatë kësaj kohe.
Ndërsa shefi i OSBE-së, Jan Braathu, tha se për të Vushtrria ishte si shtëpia e dytë.
Gjithashtu ai tha se do të vizitojë këtë komunë edhe në të ardhme.