Në Kosovë numërohen rreth 40 mijë veteranë të luftës së UÇK-së.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i veteranëve ka rënë për 131 gjatë vitit 2019.
Në janar të vitit 2019, sipas ASK-së kishte 38.232 veteranë, ndërsa ky numër është zvogluar për 131 më pak deri në dhjetor, ku numërohen 38.101 veteranë të UÇK-së.
Numri i tyre shpeshherë ka ngjallur debat, ndërsa prokuroria e shtetit ka nisur hetimet për mashtrim në lidhje me këtë.
Sipas ASK-së, në Komunën e Deçanit ka 4082 veteranë, e cila mban edhe numrin më të madh të tyre, ndërsa me asnjë veteranë të regjistruar janë komunat; Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Graçanica, Raniluga, Parteshi dhe ajo Kllokoti.