Bashkësia lokale Karaçevë e Poshtme e dërgon në Kushteteuese rastin e mbylljes së 15 shkollave

Kosova

Bashkësia lokale Karaçevë e Poshtme e dërgon në Kushteteuese rastin e mbylljes së 15 shkollave

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Bashkësia lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme,

Komuna e Kamenicës.

Në emër të Bashkësisë Lokale kemi dërguar një kërkesë-njoftim për kryetaren e Gjykates Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama Hajrizi.

Me anë të kësaj kërkese-njoftimi për Gjykatën Kushtetuese si Bashkësi lokale kemi marrë vendim që të njoftohet edhe kreu më i lartë i Gjykatës Kushtetutese për mbylljen e 15 shkollave në Komunën e Kamenicës, në mesin e tyre është edhe shkolla fillore “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme që numëron kjo shkollë mbi 100 nxënës dhe nuk arritëm as gjysmëvjetorin e parë të fillojnë mësimin, njëherit dhe filluan një ditë për të punuar, mirëpo morën kërcënimin e drejtoreshës Mihane Morina dhe kreu i komunës Qëndron Kastrati.

Numërohen 15 shkolla që janë të mbyllura:

“SH.F Karaçevë e Poshtme”

“SH.F Busavat”

“SH.F Petrovc”

“SH.F Shipasnic e Poshtme”

“SH.F Kopërnicë”

“SH.F Tugjevc”

“SH.F Sfircë”

“SH.F Strezofc”

“SH.F Krilevë”

“SH.F Desivojs”

“SH.F Lisovc”

“SH.F Dajkovc”

“SH.F Poliçkë”.

Këto shkolla me mbi 500 nxënës nuk kanë vijuar gjysmëvjetorin 2020/2021, pra nuk arritën as ta fillojnë as ta përfundojnë, sepse me shumë mund dhe djers vet populli qytetar i këtyre lokaliteteve i kanë ngritur këto objekte shkollore dhe askush nuk ka guxim që të merr këtë vendim të privohen 548 nxënës për t’u shkolluar në shkollat e tyre, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Ne si bashkësi lokale kemi kërkuar nga të gjithë krerët e lartë të shtetit që të ndikojnë pozitivisht për happejn e këtyre shkollave, që qytetarët të mos dëmtohen dhe të mos privohet nxënësit që të shkollohen nga lokalitet e tyre, por ka hasur në veshë të shurdhër. As presidenti, as kryeministri Haradinaj, as kryeministri Kurti, ndërsa në mandatin e Hotit edhe pse i kemi bërë me shkrim kërkesën, atij nuk i ka interesuar që të ngrisë zërin. Mirëpo mbesim me shpresë që arsimtar dhe nxënës që me 18 të fillojë mbarëvajtja e mësimit, sepse në krejt këto shkolla i plotësojnë të gjitha kriteret për mbarëvajtjen e mësimit, me staf dhe me objekte dhe të gjitha kushtet e tjera për punë.

Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të na e jap një përgjigje urgjente sepse është çështje e ndjeshme, pra na e garanton Kushtetuta dhe ta zbatojmë Kushtetutën që t’ua kthejmë buzëqeshjen brezave të ri të Karaçevës.

Banorët e Karaçevës-Kamenicë, mbesin me shpresë sepse  sytë i kemi kah Kushtetuesja se cilin verdikt do ta merr për 548 nxënës, që këta nxënës të fillojnë mësimin.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat