Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është i prekur thellë nga lajmi që Kroacia është goditur nga tërmeti.
Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.
Hoti ka thënë se në emër të Qeverisë shpreh solidarizim pas tërmetit në Kroaci.
‘I prekur thellë nga lajmi që Kroacia është goditur nga tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në veri të Zagrebit!Në emër timin dhe të Qeverisë shprehi solidarizimin me institucionet e Republikës së Kroacisë dhe qytetarëve të saj. Jemi me ju, miq, në ditë të mira dhe të vështira!’, ka shkruar Hoti.