Ministrja e Kulturës, Rinis dhe Sportit Vlora Dumoshi, u shpreh e lumtur që ka mbështetur Projektligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë.
Dumoshi në Facebook ka shkruar, se do të jetë gjithmonë përkrah rinisë tonë.
Postimi i plotë:
Java fillon mbarë dhe me shumë pozitivitet, kur në mëngjes takon të rinj që përkushtohen shumë për ta zhvilluar vendin e tyre.
Jam shumë e lumtur që kam mbështetur Projekt Ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë.
Do të jem gjithmonë përkrah rinisë tonë të mrekullueshme, thesarit tonë më të çmuar.