Komuna e Obiliqit dhe KEK-u nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kosova

Komuna e Obiliqit dhe KEK-u nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:40
Xhafer Gashi dhe Luigj Imeri

Komuna e Obiliqit dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për shtyrjen e rrethojave, si dhe krijimit të brezit të sigurisë në këtë komunë.

Kryetari i komunës se Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë do të fillohet edhe me implementimin e Ligjit të Obiliqit, ku do të krijohet edhe brezi i sigurisë, ku komuna do të merr përsipër ta rregulloj pjesën e mbetur të trotuarit dhe pistës së biçikletave, me një brez të gjelbër.

“Sot nënshkruam memorandum për zgjerimin apo shtyrjen e rrethojës diku rreth tetë metra, me ç’rast do të filloj edhe implementimi i Ligjit të Obiliqit për krijimin e brezit të sigurisë, në këtë rast bankinën dhe brezin e gjelbër, dhe gjithashtu komuna merr përsipër pjesën e mbetur të rregullohet trotuari dhe pjesa e pistës së biçikletave me një brez të gjelbër”, ka thënë Gashi.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Luigj Imeri ka thënë se nënshkrimi i këtij memorandumi atakon qytetarët, ku ishte planifikuar në ligjin për komunën e Obiliqit.

“Sot nënshkruam edhe një obligim ligjor, të cilin na vjen si rrjedhojë e ligjit për komunën e Obiliqit, i cili e atakon drejtpërdrejt qytetarin e vendit, i cili memorandum nis projektet të cilat ne i kemi planifikuar për çështjet e ambientit. Në këtë projekt reflektojmë që KEK-u është shumë miqësor dhe do të jetë shumë afër, dhe ka në prioritet investimet të cilat do të ndodhin nga ne ambient”, ka thënë Imeri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat