Hoxhaj: PDK ka një pako të veçantë për të rinjtë

Kosova

Hoxhaj: PDK ka një pako të veçantë për të rinjtë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:42
Enver Hoxhaj

PDK-së i janë bashkuar 16 studentë nga fusha të ndryshme.

Kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka pritur ata në selinë e partisë duke thënë se PDK-ja i ka gjithmonë dyert e hapura për të rinjtë.

“Është kënaqësi e madhe të bashkëbisedojmë dhe të shkëmbejmë ide për të ardhmen e vendit. Partia Demokratike gjithmonë i ka pasur prioritet kërkesat dhe nevojat e studentëve, nga lirimi i pagesave e deri të hapja e universiteteve të reja nëpër qytetet e mëdha”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka theksuar se PDK-ja në programin e saj ka përgatitur një pako të veçantë për ofrimin e kushteve me të mira për studentët, që sipas tij, kjo do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

“Në shërbim të këtij vizioni, Partia Demokratike e Kosovës ka përgatitur edhe një pako të veçantë që lidhet direkt me përmirësimin e kushteve për studentët kosovarë dhe ngritjen e cilësisë së arsimit. Ne mbetemi platforma më e mirë politike në vend për të gjithë studentët të cilët dëshirojnë të marrin përgjegjësi në zhvillimin e Kosovës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat