Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryeministri Avdullah Hoti, marrin pjesë në ceremoninë e bartjes së aseteve nga Hotel Grandi. (Hotel Grand- Prishtinë, ora 09:30)
Kryeministri Avdullah Hoti viziton Shtëpinë e Pleqve. (Shtëpia e Pleqve, Prishtinë, ora 10:00)
Komuna e Skenderajt së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari, njëherit Ditës së Veteranit, nderojnë dëshmorët.
Agjenda:
09:45 - Shtatorja e Komandantit Legjendar “Adem Jashari”, në sheshin e qytetit,
10:00 - Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
10:20 - Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka mban takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, merr pjesë në hapjen e ekspozitës për Gjergj Fishtën. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, mban konferencën vjetore për media. (KPK, ora 11:00)
Konferenca do të mbahet në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, rruga “Luan Haradinaj”, p.n., Prishtinë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës, mban konferencë për medie në të cilën do të bëhet informimi mbi ecurinë e treguesve makroekonomikë dhe socialë gjatë vitit 2020 dhe krahasimet me vitin 2019. (Objekti i ASK-së, ora 11:00)
Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Malishevë, shënon Ditën e Veteranit me disa aktivitete.
Agjenda e aktiviteteve:
E mërkurë, 30 dhjetor 2020,
Ora: 11:00-Nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari
Ora: 11:30-Homazhe në varrezat e Dëshmorëve të kombit
Ora: 12:00-Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve.
Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj mban konferencën përmbyllëse për medie. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla pret në takim kortezie Ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio. (Objekti i MPJD-së, ora 11:20)
U.d e presidentes Vjosa Osmani viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës, me ç‘rast do të mbajë fjalimin e fundvitit para pjesëtarëve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka shpërndan dekorata dhe mirënjohje për fundvit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 12:00)
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtić, do të paraqesë rezultatet dhe arritjet më të rëndësishme në vitin 2020 në video-konferencën vjetore për media. Platfomra Zoom, ora 12:00)
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mbledh Kryesinë e partisë për caktimin e kandidatit për kryeministër. (Zyret e LDK-së, ora 14:00)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, prezanton Raportin vjetor të punës. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)
Në lagjen “Ali Ibra” në Gjakovë fillon implementimi i projektit “Oborri Riciklues”. (Gjakovë, ora 15:30)
Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës organizojnë edicionin e katërt të konferencës “Sporti dhe Media”.(Zoomhttps://us02web.zoom.us/j/8062454090?pwd=UHpITk9ydDlwUjZFZDViS255bTQzdz09, ora 16:00).