Sot shënon “Dita e Veteranit” dhe ish-deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka bërë homazhe pranë lapidarit Dëshmort e Kombit, ata që u bënë themeli i lirisë së atdheut.
“Në kujtim të tyre, veteranët ndjehen krenarë që ishin krah për krah në ditët më të vështira, atëherë kur kërkohej përkushtimi e sakrifica”, ka shkruar Isufi në Facebook.
Postimi në Facebook:
Dita e Veteranit
Në këtë ditë, nderuam duke vendosur buqeta lulesh, Dëshmorët e Kombit, ata që u bënë themeli i lirisë së atdheut.
Në kujtim të tyre, veteranët ndjehen krenarë që ishin krah për krah në ditët më të vështira, atëherë kur kërkohej përkushtimi e sakrifica.
Falënderim i veçantë për të gjithë ata që nderojnë këtë ditë duke respektuar dhe vlerësuar luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.