Mesazhi i urimit të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni për Vitin e Ri 2021
"Të dashur zyrtarë e ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës,
Të nderuar miq e bashkëpunëtorë vendorë e ndërkombëtarë,
Të dashur qytetarë të vendit tim,
Vitin që lamë pas ishte vit i përballjes me sfidën e rëndë të pandemisë i cili na vështirësoi rrugëtimin e sigurt në drejtimin tonë. Por ne përsëri vazhduam me vlerat tona të besimit duke ecur përpara për të qenë përsëri të suksesshëm.
Prandaj lutemi dhe besojmë fuqishëm se Viti i Ri do të sjellë më shumë përparim, dëshira të realizuara, ëndrra të arritura, paqe dhe mirëkuptim për gjithë njerëzimin!
Gëzuar 2021!"
I juaji,
Anton Quni
Ministër i Mbrojtjes