Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka uruar qytetarët për Vitin e Ri.
Në një postim në Facebook, Dumoshi ka uruar që viti 2021 të jetë i mbarë për Kosovën.
Urimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Viti që po e lëmë pas, ishte shumë i vështirë. Ne u ballafaquam me situata të rënda për familjet tona dhe shoqërinë. Pandemia Covid-19, goditi shumë familje, ngase ua mori më të dashurit e tyre.
Uroj që vitin që po hyjmë, të jetë i mbarë për Kosovën tonë të dashur.
Po ashtu uroj që në familjet tuaja të keni shëndet, shumë dashuri, lumturi dhe gëzime.
Gëzuar, për shumë mote!