Sot në territorin e Komunës së Malishevë, 4 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar 1 rast i ri.
Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikim e rregullt të Shtabit Komunal në Malishevë, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 549 raste, prej tyre 474 janë shëruar, 33 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 42 persona.