Fshati Burojë i Skenderajt, natën e vitit të ri e priti pa furnizim me energji elektrike.
Disa banorë të këtij fshati, mungesën e rrymës e lidhin me mospraninë e ish-presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë.
Sipas tyre prishja ishte e qëllimshme, për ta lënë në errësirë fshatin prej nga vjen Thaçi.
Ndërkaq, një banor tjetër beson se kjo u bë për shkak se disa lagje të Burojës janë elektorat i Sami Lushtakut, ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt.
Nga KEDS-i treguan se defekti është gjetur dhe sanuar.