Kur jemi në përfundim të festave të fundvitit, shumë nga bashkatdhetarët të cilët kishin ardhur në Kosovë tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e tyre në Evropë atje ku jetojnë dhe punojnë.
E një gjë e tillë ka bërë që tashmë në pikat kufitare të krijohen kolona të gjata.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të pikës kufitare me Serbinë, në Merdare kolona është e gjatë 300 metra, e qytetarët po detyrohen të presin nga 90 deri në 120 minuta.
Kolona të gjata ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku gjatësia e kolonës së veturave arrin në 100 metra.
Kujtojmë se gjatë muajit dhjetor pati ardhje rekord të diasporës.