Komuna e Preshevës si shumë të tjera nuk kishte organizuar ndonjë aktivitet për ta pritur ndërrimin e moteve. Madje mjetet për këto aktivitete ata i kanë destinuar diku tjetër.
Kufizimet si mjet mbrojtës kundër përhapjes së virusit Covid-19 kanë ndikuar që ndërrimi i viteve në Luginë të Preshevës të mos pritet në ambiente të hapura.
Madje komuna e Preshevës, mjetet e parapara për dekorim të qytetit, sipas një njoftimi, i ka destinuar për bamirësi.
Kur ora po tregonte ndërrimin e motmoteve nuk kanë munguar fishekzjarrët.
Përkundër përdorimit të mjeteve të shumta piroteknike nuk mësohet për ndonjë incident.