Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1294 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 229 raste pozitive.
Komuna e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 101 raste të reja.
Rastet sipas vendbanimeve nga 8 lokalitete sa numëron kryeqyteti: 90 prej tyre vijnë nga Prishtina, 3 nga Kolovica dhe Havjalia, 2 nga Barliva dhe Matiqani, dhe një rast fshati Ballaban.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme nga IKSHP, u njoftua se kanë vdekur katër persona.