Dy të shëruar, një i vdekur dhe një rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Kosova

Dy të shëruar, një i vdekur dhe një rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:17
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19, një person ka vdekur dhe është regjistruar një rast i ri.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikim e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe në komunikim me rastet ne terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 540 raste të prekur, prej tyre 476 janë shëruar, 34 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 40 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat