33 vjeçari nga Malisheva është një nga katër viktimat nga COVID-19

Kosova

33 vjeçari nga Malisheva është një nga katër viktimat nga COVID-19

Më: 2 janar 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Një 33 vjeçar është një nga katër viktimat nga COVID-19 që janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike viktima ishte nga Malisheva.

Tri rastet e tjera të vdekjeve janë një 80 vjeçar nga Prishtina, një 62 vjeçar nga Prizreni dhe një 71 vjeçar nga Skenderaj.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”.

IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë 24 orëshit të fundit janë regjistruar 229 raste të reja pozitive, ndërkaq janë shëruar 363 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat