Banorët e fshatit Kërvasari të Komunës së Malishevës po ankohen për reduktime të gjata të energjisë elektrike.
Përkundër pagesave më rregull, banorët thonë se KEDS nuk e ofron shërbimin si duhet duke shkaktuar edhe dëme.
Sipas tyre, një gjendje e tillë po vazhdon tash e një muaj, ndërsa KEDS arsyetohet se duke thënë se reduktimet janë pasojë e ngarkesave të mëdha.
Banorët thonë se i janë drejtuar edhe organeve komunale, porse as ata nuk e kanë të qartë se pse po ndodhin reduktime apo se deri kur do të vazhdojnë, raporton KP.
Banorët shprehen të indinjuar dhe kërkojnë që kjo situatë të ndryshojë pasi është e padurueshme.