Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka tërhjekur nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të viktimës që vdiq si pasojë të një aksidenti të rëndë mes katër veturave që ndodhi rreth orës 20:30, në Arllat të Drenasit në rrugën rajonale për në Malishevë.
Siç dyshohet viktima është një i ri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur pasi sipas policisë e cila është në vendin e ngjarjes në veturën e tij nuk është gjetur akoma ndonjë dokument identifikimi.
Përpos viktimës edhe gjashtë persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por nuk dihet akoma për gjendjen e tyre.
Në vendin e ngjarjes janë ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe prokurori kujdestar.
Nuk dihet shkaku që ka çuar deri tek ky aksident.