Terroristi i piraterisë informative Ardit Ferizi do të deportohet në Kosovë.
Gjykata e Aleksandrisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e kaluar vendosi që ta pranojë ankesën e 24 vjeçarit që kishte probleme me astmën dhe mbipeshën dhe rrezikohej nga Covid-19.
Në vitin 2016, Ferizi ishte dënuar me 20 vite burg.
I njohur me nofkën ‘Diktatori’, ai mbështeti organizatën terroriste ISIS duke dorëzuar të dhëna për 1351 persona të qeverisë dhe ushtrisë amerikane.
Media ishte mediumi i parë në Kosovë që kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast, për lidhjet e dyshimta, madje kishte patur kërcënime.
Ferizi do të kalojë 14 ditë karantinë, pastaj do t’i dorëzohet drejtësisë së Kosovës.