Policia shqipton 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19 për një ditë

Kosova

Policia shqipton 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19 për një ditë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 10:13
Foto Ilustrim

Në 24 orët e fundit. Policia e Kosovës ka shqiptuar 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19.

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend, ajo ka shqiptuar 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar edhe 816 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.

Policia edhe ditëve të kaluara ka shqiptuar qindra gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19 dhe mos respektim të rregullave në trafik.

Kujtojmë që me marrjen e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, policisë i ishte kërkuar që të bëjë më shumë kontrolle dhe të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë këto masa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat