QKMF në Kamenicë është pajisur me aparatura për Urgjencën.
Këtë e bëri të ditur kryetari Qëndron Kastrati, duke thënë se, po pajisim këtë repart me të gjitha mjetet e nevojshme të teknologjisë së fundit. Vet fjala Urgjencë, e tregon më së miri domosdoshmërinë e tyre për qytetarët që kanë nevojë.
Postimi në Facebook:
Vitin 2021 e nisëm me pajisjen e QKMF-së me aparatura të nevojshme për Urgjencën në Kamenicë.
Pas shumë vitesh, po pajisim këtë repart me të gjitha mjetet e nevojshme të teknologjisë së fundit. Vet fjala Urgjencë, e tregon më së miri domosdoshmërinë e tyre për qytetarët që kanë nevojë.
10 Aparatë të oksigjenit
20 Stetoskopë profesional
10 Tensiometer
2 Monitorë për pacientë
2 Aspiratorë
10 Pulsoksimetër
5 Manometër
2 EKG
Falënderoj drejtoreshën Suna Zajmi-Krasniqi, për angazhimin e vazhdueshëm në shëndetësi dhe koordinimin e punëve në përballjen me COVID-19, si dhe drejtorin e QKMF-së Besim Beqiraj për gatishmërinë e kontributin e pashoq.
Qoftë vit i mbarë!