Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar sot se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 524 pacientë.
Prej tyre, 292 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 10 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 24 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 339 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 301 raste të reja me koronavirus, 457 pacientë janë shëruar, ndërsa janë raportuar dy viktima.