Në rrjetet sociale janë publikuar disa foto nga një masakër në fshatin Bukosh të komunës së Suharekës.
Në këto foto në oborrin e një objekti që duket si një shkollë, shihet një copë druri, disa mjete hekuri e një asht njeriu.
Këto që shihen në foto tregojnë qartë se aty mund të jetë kryer një masakër nga serbët në luftën e fundit në Kosovë. Fotot janë realizuar më 6 gusht 1999.
Një qytetarë që ka publikuar këto foto thotë se nuk janë bërë publike deri më tani, ndërsa janë realizuar nga babai i tij./Bota sot