Në Gjakovë janë krijuar vështirësi në disa rrugë komunale për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës.
Kështu kanë njoftuar nga Kuvendi Komunal në Gjakovë, ku thuhet se operatorët e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe po kujdesen që të sanojnë problemet e krijuara.
Komuna ka njoftuar se deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga “Qazim Bakalli”, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Gaspër Karaqi” si dhe paralagjia Brekoc.
Komuna ka lutur qytetarët për kujdes ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të telefonojnë në Qendrën e Thirrjeve Emergjente përmes numrit 112 në rast të vështirësive.