Reshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende, në të gjithë Kosovën, po shkaktojnë probleme në disa zona edhe në Komunën e Suharekës.
Në lidhje me situatë aktuale ka reaguar kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj i cili ka thënë se ekipet e komunës tashmë janë në terren duke vepruar me të gjitha kapcitet e tyre.
Ai ka treguar se në fshatrat Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj, ekipet kanë bërë vizitën e tyre dhe po veprohet sipas nevojës.
Njoftimi i plotë i tij:
Rreshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende, po shkaktojnë probleme në disa zona në Komunën e Suharekës.
Ekipet tona janë në teren dhe po e mbajnë situatën nën kontrollë, megjithëse dëmet mund të jenë prezente nëse kemi ende reshje të shiut. Në Shirokë, Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj, ekipet kanë bërë vizitën e tyre dhe po veprohet sipas nevojës.
Ne do të jemi në teren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë.
Bali Muharremaj