Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës “Handikos” në Podujevë.
Në takimin e sotëm të kryetarit Bulliqi me përfaqësuesit e “Handikosit” u bisedua lidhur me funksionimin e kësaj shoqate dhe mbështetjen që i ofron komuna.
Me këtë rast përfaqësuesit e “Handikosit” e uruan kryetarin Bulliqi për marrjen e mandatit në krye të Komunës dhe kërkuan mbështetje për projekte të ndryshme të shoqatës.
Kryetari Bulliqi premtoi angazhimin e tij dhe të ekzekutivit në mbështetje të kësaj shoqate e cila ofron shërbime dhe përkrahje për personat me nevoja të veçanta.