Qytete të shumta të Kosovës sot u përballen me përmbytje nga uji për shkak të të reshurave.
Nga përmbytjet nuk shpëtoi edhe lagjja e qytetarit Avdulla Hoti në Jashanicë të Klinës, i cili dërgoi pamje të dëmeve të shkaktuara nga uji.
Uji në lagjen “Hoti” të këtij fshati doli nga shtrati i lumit dhe i ka shkaktuar dëme edhe urës, sipas fotografive.
Përveçse në Kosovë, përmbytje pati edhe në Shqipëri.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/08/auto_h31610121078.jpg)