Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se reshjet e shumta të shiut dëmtuan shumë tokat bujqësore.
Ai në një prononcim për emisionin “Frontal” tha se ka rrezik që lumenjtë të dalin nga shtretërit e tyre.
“Ka rrezik që lumenjët të dalin nga shtretërit e tyre”, tha Mustafa.
Ai bëri të ditur se komunat më të prekura nga këto vërshime janë Rahoveci, Gjakovë, Deçan, Malishevë, Suharekë, Drenasë, Klinë e Istogë.