Fshati Gjocaj i Junikut ka mbetur i bllokuar tërësisht pasi rruga është shembur si pasojë e reshjeve të shiut që nuk janë ndalur disa ditë.
Një zgjidhje e përkohshme është bërë me një rrugë alternative ndërsa nga komuna kanë thënë se po i kalkulojnë dëmet e shkaktuara.
Njëri nga banorët e paktë të këtij fshati, Demë Gjocaj, thotë se asnjëherë nuk ka pasur rrëshqitje kaq të mëdha të cilat kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme sidomos në pronat e tij bujqësore.
Komuna e Junikut ka formuar një komision i cili do të llogarisë dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit.