Të reshurat e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime nëpër disa komuna të vendit.
Drejtori i shërbimeve publike në Rahovec, Përparim Krasniqi, ka thënë se në këtë komunë për momentin situata është e qetë.
Në një lidhje direkte ai ka thënë zonat më të prekura janë ato përgjatë lumit Drin.
“Kemi qëndruar afër me ekipet e zjarrfikësve – kemi intervenuar nëpër disa zona që kanë qenë të bllokuara”.