Një burrë dhe grua të shtyrë në moshë kanë mbetur të bllokuar në shtëpinë e tyre në Kozmin të Fushë Kosovës derisa fqinjët e tyre më herët kishin lëshuar shtëpitë.
Por, zjarrfikësit kanë reaguar me kohë dhe i kanë zhvendosur në një shtëpi që është më larg lumit Sitnica i cili ka dalë nga shtrati.
Zjarrfikësi Nehat Berisha ka thënë se çifti, që janë nga minoritetet, tashmë janë të sigurt.
Njëri prej tyre është edhe me sëmundje kronike.