Policia po heton hapjen e llogarive të rreme në Facebook në emër të Xhafer Gashit

Kosova

Policia po heton hapjen e llogarive të rreme në Facebook në emër të Xhafer Gashit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 12:36
Xhafer Gashi

Kryetarit të Komunës së Obiliqt, Xhafer Gashi, i është hapur një llogari tjetër në rrjetin social Facebook.

Sipas zyrtarëve të kësaj komune, llogaria është hapur nga persona të paautorizuar dhe rastin e kanë lajmëruar në Policinë e Kosovës.

Ka qenë vet Gashi që nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij të konfirmuar të Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve nga faqet e tjera me emër të tij.

“Të nderuar qytetarë, gjatë ditëve të fundit, janë hapur disa profile fallco (të rreme) në emër tim, ju njoftoj se profili i vetëm i vërtetë është ky që aktualisht kam në përdorim dhe në të cilin ju njoftoheni për të gjitha projektet dhe të arriturat e komunës sonë, bashkëngjitur me faqet zyrtare të komunës! Çdo profil tjetër është fallco dhe ju kërkoj që të injoroni informatat apo çfarëdo lloj mesazhi të padëshiruar që mund të ju arrijë nga ana e tyre!”, shkroi Gashi.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke e cilësuar të njëjtin vepër si “Vjedhje e identitetit dhe pajisje e qasjes”.

“Ankuesja femër kosovare zyrtare e Komunës së Obiliqit ka informuar se persona të panjohur, në rrjetin social Facebook kanë hapur llogari të rreme në emër të kryetarit të komunës. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, njoftoi shkurt Policia e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat