Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka mohuar se procedura e prokurorimit për punimet në asfaltimin e rrugës së bërë copë-copë nga vërshimet, u krye nga kjo komunë.
”Nuk është e vërtetë. Procedura e prokurimit është udhëhequr nga Komuna e Malishevës. Ne nuk kemi të bëjmë asgjë lidhur me këtë. Është një pjesë që lidh fshatrat por është në mbikëqyrjen e Komunës së Malishevës”, ka thënë ai.
Ky reagim i tij vie, për të parë rreth cilësisë së materialit dhe punimeve që janë kryer në segmentin Rudë-Sferkë, asafalti i së cilës u bë copë nga vërshimet.
”Ajo është një proces që mund të ndodhë. Ka pasur reshje intenzive, rruga është kryer qe një vit e gjysmë dy”, deklaroi tutje Elezaj mbi situatën e krijuar pas vërshimeve në vend.