Raportet mes kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kyetarit të degës së PDK-së në Drenas dhe deputetit Sejdi Hoxha, janë përmirësuar.
Hoxha ka postuar një status në FB ku i ka uruar Lladrovcit suksese edhe për një mandat për Kryetar të Drenasit.
Statusi i Hoxhes:
Drenasi dhe Drenica është e bashkuar në zgjedhjet e 14-të Shkurtit!
Kryesia e PDK-së dhe Kryetari në detyrë Enver Hoxhaj kanë nominuar kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga PDK-ja që në zgjedhjet komunale të garojnë edhe për një mandat. Në këtë rast është nominuar edhe kryetari aktual i komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci.
Kryetarit Lladrovci i uroj suksese edhe për një mandat për Kryetar të Drenasit.
Transparenca, ligjshmëria, llogaridhënia para qytetarëve dhe komunikimi i mirëfilltë do të mbetet prioritet i Kryetarit Lladrovci dhe PDK-së edhe për mandatin e ardhshëm.