Kryetari i Dreansit, Ramiz Lladrovci pas certifikimit të Biden për presindet të SHBA-së, ka thënë se, bota me Bidenin në krye të ShBA-së, do të jetë më e sigurtë, më e drejtë dhe më e mirë.
“Barazia gjinore është argument i fillimit të mbarë të këtij misioni për një botë më të mirë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook:
Postimi në Facebook:
Përgëzime të sinqerta për kombin e madh amerikan, me rastin e emërimit të mikut të çmuar të lirisë së Kosovës, Joe Biden, president i ShBA-së.
Bota me Bidenin në kry të ShBA-së, do të jetë më e sigurtë, më e drejtë dhe më e mirë.
Barazia gjinore është argument i fillimit të mbarë të këtij misioni për një botë më të mirë!